Ndalimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë, radhë të gjata në Pikën Kufitare Morin–Vërmicë
Ndalimi i lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë që transportojnë mallra industriale në rrugët kombëtare të Shqipërisë gjatë fundjavave të sezonit veror ka shkaktuar radhë të gjata në Pikën Kufitare Morin–Vërmicë. Dhjetëra kamionë janë detyruar të qëndrojnë në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa autokolona e mjeteve shtrihet në disa kilometra. Drejtuesit e mjeteve thonë se përveç kufizimit të qarkullimit, situata rëndohet edhe nga procedurat e ngadalta në anën kosovare të kufirit. Sipas tyre, përpunimi i kamionëve kryhet vetëm në një sportel, duke shtuar kohën e pritjes dhe trafikun në pikën kufitare. Sipas vendimit në fuqi, qarkullimi i mjeteve të transportit të mallrave ndalohet nga ora 15:00 deri në 24:00 të ditës së premte dhe nga ora 07:00 deri në 24:00 gjatë së shtunës...
Burimi:
sot.com.al