Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit Todi Llupi. Todi Llupi ishte një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe Teatrit “Bylis”, artist që për dekada i dhuroi publikut buzëqeshje, emocion dhe art të vërtetë. I lindur në Fier më 1 mars 1948, Todi Llupi iu përkushtua skenës që prej vitit 1971, si aktor profesionist i Estradës së Fierit. Me talentin e tij të rrallë interpretoi qindra role në komedi, skeçe, parodi, kuplete, monologë, pantomima e dialogë, duke krijuar personazhe që mbetën të paharrueshëm në kujtesën e publikut. Aktrimi i tij u dallua për frymën popullore, përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, si edhe për interpretimin plot jetë të karaktereve të njerëzve të thjeshtë. Si kupletist dhe parodist, ai spikati...