NATO i “tërheq veshin” Tiranës, Rama merr borxh 302 mln dollarë te Trump, do të përdoren për ushtrinë shqiptare
Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje të huas direkte me Shtetet e Bashkuara, të cilat do të përdoren për ushtrinë. Bazuar në marrëveshjen e miratuar nga Qeveria Rama, Shqipëria do të marrë një hua prej 302 milionë dollar, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak. Në njoftimin zyrtar të Këshillit të Ministrave thuhet se në mbledhjen djeshme është miratuar në parim marrëveshja e huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF), me një hua në shumën totale prej 302 milionë dollarë amerikanë. Në faqen zyrtare të Qeverisë shqiptare nuk jepen detaje të mëtejshme lidhur me marrëveshjen e huasë,...
Burimi:
sot.com.al