“Mur ndarës” mes Gardës dhe politikës, miratohet vendimi i qeverisë
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë, me firmë të kryeministrit Edi Rama. Ndryshimet prekin rregullat e sjelljes dhe angazhimit politik të punonjësve të Gardës. Sipas vendimit, atyre u ndalohet të mbështesin parti apo kandidatë politikë, të japin ndihmë financiare ose fizike për fushata, si edhe të shprehin publikisht bindje politike. Gjithashtu, efektivët e Gardës nuk lejohen të marrin pjesë në tubime apo mbledhje të partive politike, edhe kur nuk janë në shërbim. Ata nuk mund të kandidojnë për poste politike pa lënë më parë detyrën. Nga ana tjetër, rregullorja e re u njeh të drejtën punonjësve të Gardës të organizohen në sindikata për të mbrojtur interesat e tyre profesionale. Vendimi ngarkon Ministrinë e Brendshme dhe Gardën...
Burimi:
sot.com.al