“M’u lut të shkonte në det…”/ Rrëfimi rrëqethës i babait që humbi vajzën 9-vjeçare në Tale
Ka folur për herë të parë babai i njërës prej dy vajzave të mitura që humbën jetën tragjikisht në bregdetin e Tales, në një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Mes dhimbjes së madhe për humbjen e vajzës së tij, ai ka rrëfyer momentet e fundit para tragjedisë, duke treguar se e bija kishte këmbëngulur shumë që atë ditë të shkonte në plazh me familjarët. “Vajza m’u lut shumë atë ditë për të shkuar. Nuk e kisha lënë asnjëherë më parë të shkonte në det, ishte hera e parë”, është shprehur ai për emisionin “Me Zemër të hapur”, teksa ka rrëfyer më tej se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ai ndodhej në qytetin e Durrësit dhe se familjarët nuk ia kishin dhënë menjëherë lajmin e...
Burimi:
ntv.al