“Motori im nuk ka…”/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, 22-vjeçari mohon akuzat, çfarë dëshmoi në gjykatë

“Motori im nuk ka…”/ Grabitja e argjendarisë në Kamëz, 22-vjeçari mohon akuzat, çfarë dëshmoi në gjykatë

Këtë të premte, 22 maj, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka lënë në burg me një afat 60-ditor, një nga autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz, e cila ndodhi disa ditë më parë. 22-vjeçari Elez Hysa, i cili u arrestua ditën e djeshme nga polici, para trupës gjykuese ka mohuar përfshirjen e tij në këtë grabitje. “Banesa ime me vendin ku ka ndodhur ngjarja është 47 km larg pasi jetoj në Malësinë e Krujës. Motori im nuk ka përmasat e mjetit të përdorur nga autorët”, tha 22 vjeçari. Policia arrestoi Elezin si një nga autorët e grabitjes, teksa gjatë hetimeve ka gjetur pranë banesës së tij veshje të ngjashme me ato të përdorura në krim pjesërisht të djegura dhe kuti...