MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026…

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta hera – herës deri mesatare kryesisht në orët e mesditës. Pas orëve të mesditës mot i kthjellët.Reshje të dobëta dhe të izoluara shiu në formë pikash në male në lindje. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-4 ballë. Post navigation