Mot i kthjellët, temperaturat deri në 36 gradë Celsius
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në male vranësira mesatare e lokalisht të dendura kalimtare, në mesditë dhe pasdite. Në mesditë deri pasdite përgjatë relieveve malore në lindje reshje shiu lokale dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra shtrëngata të izoluara. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Burimi:
sot.com.al