“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia apel qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion

“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia apel qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Policia e Tiranës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Arbian Baloshi në Kamëz. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, Sadik Llani, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është i armatosur. Për këtë arsye, policia u ka kërkuar banorëve të Kamzës dhe zonave përreth të tregojnë vigjilencë dhe të shmangin çdo ndërhyrje të drejtpërdrejtë në rast se e konstatojnë atë. Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren. Policia u bën thirrje qytetarëve që çdo informacion mbi vendndodhjen...