“Mos më thuaj mua e dashur!“ Vokshi përplaset me Gjiknurin, socialisti: Për ta bërë jetën me ngjyra
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës. Në qendër të debatit ishte kërkesa e opozitës për praninë në sallë të kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Diskutimet u përshkallëzuan gjatë ndërhyrjes së bashkëkryetarit të komisionit, Damian Gjiknuri, i cili në një moment debati me deputeten demokrate Albana Vokshi përdori termin “e dashur”, çka solli reagimin e menjëhershëm dhe të ashpër të kësaj të fundit. Debati mes tyre vijoi me tone të larta, ndërsa të dy palët shkëmbyen replika të drejtpërdrejta. DEBATI Gjiknuri: Duro, jeta nuk është bardh e zi e dashur! Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur ti. Mos më thuaj mua ashtu, e dashur. Jam anëtare...
Burimi:
gijotina.com