“Mora fjalë”, ‘jehon’ në Tiranë/ Protestës i janë bashkuar dhe studentë nga Kosova

“Mora fjalë”, ‘jehon’ në Tiranë/ Protestës i janë bashkuar dhe studentë nga Kosova

Të shumtë janë studentët që kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Tiranë, e cila u organizua në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht marshimi nisi në Sheshin Skënderbej dhe u drejtua për në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë. Thirrjet fjalimet dhe organizimi i protestës është lënë të drejtohet nga studentë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa nuk kanë munguar edhe thirrjet; Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë. Gjithashtu njëzëri kanë kënduar edhe këngën “Mora fjalë”.