“Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë…”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni! SPAK të hetojë

“Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë…”/ Salianji: Qeveria nuk heq dorë nga korrupsioni! SPAK të hetojë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës për abuzim me fondet publike, duke ngritur pikëpyetje mbi tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e avionëve zjarrfikës. Salianji pretendon se një dokument i kompanisë EFA Ventures, një prej grupeve të mëdha të industrisë së mbrojtjes, vë në dyshim procesin e përzgjedhjes së fituesit. Sipas tij, kompania kishte ofruar tre avionë zjarrfikës Thrush 710P, në përputhje me kërkesat teknike dhe brenda buxhetit të përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes, por oferta e saj u skualifikua dhe kontrata iu dha një kompanie tjetër me një ofertë rreth 2.7 milionë euro më të lartë. “Qytetarët duhet të informohen pse përherë fitojnë kompanitë me ofertat më të larta. Ku janë sot avionët? A janë...