Ministri Lamallari vizitë në Policinë e New York-ut: Shkëmbim eksperience me NYPD dhe takim me efektivët shqiptarë

Ministri Lamallari vizitë në Policinë e New York-ut: Shkëmbim eksperience me NYPD dhe takim me efektivët shqiptarë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi një vizitë të veçantë në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut, ku u njoh nga afër me kapacitetet operacionale, teknologjinë moderne dhe modelet e avancuara të monitorimit që përdor një nga strukturat policore më të mëdha në botë. Gjatë vizitës në ambientet e policisë së New York-ut, ministri pati takime me drejtues të NYPD-së, me të cilët diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikat më të mira në zbatimin e ligjit. Në fokus të vizitës ishte edhe njohja me sistemet inteligjente të monitorimit dhe njësitë operacionale të policisë amerikane, që përfaqësojnë modele moderne të menaxhimit të sigurisë publike dhe reagimit në kohë reale. Përmes një postimi të publikuar në rrjetet sociale, ministri...