Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët

Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët

Ditën e sotme, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, mikpriti homologun e tij, Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias, në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjatë takimit, homologët rikthyen edhe njëherë çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës II Botërore. Dendias u shpreh se të dy ranë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake. “Gjatë takimit me homologun tim shqiptar, Ermal Nufi, ramë dakord për thirrjen e menjëhershme të Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Varrezat Ushtarake”, u shpreh ministri. Në qendër të bisedimeve ishin edhe forcimi i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Top Channel