Miliona euro nga tenderat e spitaleve në xhepat e djalit të drejtueses në QSUT, si u pasurua Arbër Teqja me 82…
Miliona euro nga tenderat e spitaleve duket se kanë shkuar në xhepat e djalit të drejtueses në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT). Skandali është zbuluar nga televizioni “Syri Tv”, i cili vijon hulumtimin e të dhënave për Arbër Teqja, i cili fshihet pas një rrjeti kompanish që kanë përfituar miliona euro tendera për largimin e mbetjeve spitalore dhe lavanderitë në disa spitale në vend. Skandali thellohet dhe më tej, pasi Arbër Teqja, i cili deri pak kohë më parë ishte pronar i kompanisë ECO Riciklim, ka përfituar miliona euro nga Qendra Spitalore Nënë Tereza, ku nëndrejtoreshë punonte nëna e tij, Arjana Strakosha, tezja e Amanat Josifit. Nga viti 2020 deri më sot, kompania ECO Riciklim e Arbër Teqja, ka përfituar miliona euro tendera...
Burimi:
sot.com.al