Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu derisa të rrëzohet Rama!
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë: Këtë vit nuk ka pushime, do jemi këtu derisa të rrëzohet Rama! Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës së 37-të, duke nisur marshimin drejt Kryeministrisë në vijim të mobilizimeve kundër qeverisë. Me pankarta dhe flamuj në duar, protestuesit kanë mbushur Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht sloganin “Rama jepe dorëheqjen”. Protesta synon të rrisë presionin ndaj qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama. Pjesëmarrësit janë shprehur të vendosur për të vijuar protestat deri në realizimin e objektivit të tyre politik. Në nisje të protestës para Kryeministri, aktivisti Edison Lika u shpreh se këtë verë shqiptarët kanë anulluar pushimet pasi do i kalojnë aty në Bulevard deri në rrëzimin e Ramës. Ai theksoi se shqiptarët e kanë...
Burimi:
sot.com.al