Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për pastrim parash si dhe për vrasje. Në pamjet e publikuara nga struktura autoritetet italiane tregohen mijëra eurot e sekuestruara nga antimafia e Barit, shumë e cila, kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, tha se arrin në rreth 1 milionë euro. Në videot e publikuara vërehen gjithashtu rrënojat ku u gjet trupi gjysmë i djegur i parukierit 26-vjeçar italian, Francesco Diviesti, vrasje të cilët dyshohet se e ka kryer i njëjti grup kriminal në maj të vitit të kaluar. Kujtojmë se sot u ekzekutuan 15 masa sigurie për anëtarët e grupit, 10 prej tyre në Tiranë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv