Mesazh me tritol për boss-in e “Ajman Park”? Shpërthim në shtëpinë e vëllait në Shijak

Mesazh me tritol për boss-in e “Ajman Park”? Shpërthim në shtëpinë e vëllait në Shijak

Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Altin Ballës, vëllait të Fadil alias Julian Ballës, në Xhafzotaj të Durrësit. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale, duke dëmtuar portën e oborrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur të shtunën, por është bërë publike sot. Policia nuk ka identifikuar ende autorët dhe po heton disa pista, mes tyre edhe mundësinë që shpërthimi të ketë qenë një mesazh kërcënues. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu nëse objektivi i vërtetë ka qenë Julian Balla, pasi banesa e tij ndodhet ngjitur me atë të vëllait. Julian Balla është në kërkim nga SPAK prej më shumë se një viti, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në kuadër të operacionit kundër...