Mes dhimbjes së familjarëve dhe kolegëve, gazetari përcillet sot për në banesën e fundit

Mes dhimbjes së familjarëve dhe kolegëve, gazetari përcillet sot për në banesën e fundit

Një aksident i rëndë i ka prerë në mes jetën gazetarit Enrik Mehmeti, një prej emrave më të njohur të raportimit në qarkun e Vlorës. Lajmi tragjik ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin mediatik, ku Mehmeti prej vitesh ishte angazhuar në pasqyrimin e kronikës dhe zhvillimeve më të rëndësishme të rajonit. Ai do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Vlorës, homazhet për të do të mbahen nga ora 12:00 deri në 14:00 në Vlorë . Dhjetëra prej miqve e kolegëve të tij janë bashkuar në ngushëllim për 40 vjeçarin që qe aq shumë i përkushuar ndaj punës e familjes së tij. Botuesja dhe drejtuesja e shoqërisë mediatike “Newsbomb”, Anila Basha: Largimet janë gjithmonë të...