Merrni masa/ Fundjavë përvëluese, termometri shkon deri në 41°C
Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme do të karakterizohen nga temperatura shumë të larta dhe mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Kushtet atmosferike parashikohen të jenë të qëndrueshme, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 39-41 gradë Celsius. Gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare, të përqendruara kryesisht në zonat malore. Të dielën nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut në disa zona malore. Era do të fryjë me drejtim perëndimor me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të forcohet deri në 16 m/s. Edhe ditët e para të javës së ardhshme do të mbeten nën ndikimin e motit të nxehtë, pa ndryshime të ndjeshme të temperaturave, të cilat...
Burimi:
sot.com.al