Mero Baze: Heshtja ndaj “Rregullores Bani” tregon pushtetin e frikës ndaj drejtësisë së re
Gazetari dhe botuesi Mero Baze ka reaguar ashpër ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, e cila ka hapur debat mbi transparencën e proceseve gjyqësore dhe aksesin e medias në seancat me interes të lartë publik. Në një editorial të publikuar këtë të premte, Baze nuk ndalet vetëm tek përmbajtja e asaj që ai e quan “Rregullorja Bani”, por e zhvendos vëmendjen tek një tjetër element: institucionet dhe grupet që, sipas tij, kanë zgjedhur të mos reagojnë. Sipas Bazes, kundërshtimet ndaj rregullores kanë ardhur nga organizata të medias dhe aktorë politikë, ndërsa Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj kufizimeve të transparencës në seancat e GJKKO-së. Por për gazetarin, më domethënëse është heshtja. Ai veçon mungesën e një reagimi publik nga shumica qeverisëse...
Burimi:
ntv.al