Mënyra si flasin fëmijët mund të sinjalizojë rrezikun për ankth dhe depresion
Mënyra se si fëmijët tregojnë për përvojat e vështira mund të japë sinjale të rëndësishme për gjendjen e tyre emocionale. Një studim i ri nga Universiteti Stanford sugjeron se jo vetëm ngjarjet traumatike, por edhe mënyra e rrëfimit të tyre mund të lidhet me rrezikun për zhvillimin e ankthit apo depresionit gjatë adoleshencës. Studiuesit analizuan bisedat e më shumë se 200 fëmijëve të moshës 9 deri në 13 vjeç, duke përdorur inteligjencën artificiale për të vlerësuar mënyrën e përdorimit të gjuhës. Sipas rezultateve, disa modele të të folurit mund të ndihmojnë në parashikimin e fëmijëve që mund të përballen me vështirësi emocionale në të ardhmen. Studimi evidentoi se përdorimi i shpeshtë i fjalëve absolute si “gjithmonë” dhe “kurrë”, si edhe rrëfimet më komplekse dhe të...
Burimi:
ntv.al