“Mediat ndërkombëtare, jehonë protestës sonë”/ Mburret Berisha: Edi Rama në rreth të kuq, gati të shesë lëkurën e vet

“Mediat ndërkombëtare, jehonë protestës sonë”/ Mburret Berisha: Edi Rama në rreth të kuq, gati të shesë lëkurën e vet

Për kryetarin e PD, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama tashmë është në rreth të kuq, ndërsa theksoi se është i gatshëm të shesë lëkurën e tij për të shpëtuar. Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari në komunikimin online me ta, Berisha tha se pavarësisht manovrave të Ramës, shqiptarët do t’i tregojnë vendin. ‘Me asgjë nuk do mund të blejë mburojë për lëkurën e vet’, u përgjigj Berisha. Sali Berisha: Ne po veprojmë, të garantoj se po bëjmë gjënë e duhur. Të lutem, mos u ndiko nga mediat e kontrolluara nga Rama, po ndiq, kontrollo pak mediat botërore. Shiko çfarë jehone të jashtëzakonshme i kanë dhënë, qoftë dhunës policore ndaj kryengritësve paqësorë, por qoftë dhe shkaqeve themelore të kësaj kryengritje. Natyrisht, duhet të jemi të...