Media gjermane: “Revolucioni i Flamingove” trondit Ramën, protestat kundër qeverisë kthehen në revoltë për të ardhmen
“Diçka të tillë nuk e kemi përjetuar kurrë më parë në Shqipëri”. Kështu e përshkruan Florian Haçkaj atmosferën e protestave që prej më shumë se dy javësh po mbledhin mijëra qytetarë në Tiranë. Në reportazhin e saj të gjerë kushtuar zhvillimeve në Shqipëri, media prestigjioze gjermane ‘Handelsblatt’ sjell rrëfimin e emigrantit shqiptar që jeton në Zvicër dhe që është kthyer bashkë me familjen për t’iu bashkuar protestës. “Kam 24 vjet që jam larguar, por zemra ime është ende këtu. Më në fund shqiptarët nuk kanë më frikë, më në fund po guxojnë të ngrihen në këmbë”, citohet të ketë thënë Haçkaj mes mijëra protestuesve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas gazetës gjermane, protestat kundër resortit luksoz të planifikuar në Vjosë-Nartë dhe në ishullin...
Burimi:
sot.com.al