Media gjermane: Protestat janë kundër qeverisë dhe qëndrimit autoritar të Edi Ramës
Nga Sven Christian Schulz, RND Një resort luksoz për dhëndrin e Trump në një deltë lumi të mbrojtur kthehet në një konflikt të madh politik në Shqipëri. Në lagunë do vendoset se sa seriozisht e merr kryeministri Edi Rama mbrojtjen e natyrës, shtetin e së drejtës dhe kursin evropian të vendit të tij. Ende mijëra njerëz protestojnë në Shqipëri përpara selisë së kryeministrit Edi Rama kundër korrupsionit të rrënjosur thellë, “shitjes së vendit” investitorëve të huaj dhe një establishmenti që beson se ligjet mund të ndryshohen me para. Shkak për protestat është një projekt gjigant ndërtimi me marinë jahtesh dhe kompleks hotelerie në një zonë të mbrojtur natyrore, ku flamingot, pelikanët dhe kafshë të tjera shumohen dhe pushojnë. Shqipëria duhet të vendosë: një resort luksoz prej...
Burimi:
gijotina.com