Tiranë/ Sekuestrohen 3 automjete luksoze të vjedhura në Gjermani, vlera e tyre shkon 450 mijë euro
Një tjetër rast i dyshuar i trafikimit të automjeteve luksoze të vjedhura jashtë vendit është goditur në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Stolen Line”. Policia thotë se ka sekuestruar tre automjete luksoze, me vlerë totale rreth 450 mijë euro, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Gjermani dhe më pas janë trafikuar në Shqipëri me qëllim shitjen. Bëhet fjalë për një Mercedes-Benz G-Class 63 AMG, me vlerë rreth 200 mijë euro, një Mercedes-Benz GT 63 AMG, me vlerë rreth 150 mijë euro, dhe një Mercedes-Benz S-Class 580e, me vlerë rreth 100 mijë euro. Në lidhje me këtë rast u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. D., 24 vjeç, dhe K. V., 22 vjeç, të dyshuar se kanë trafikuar në Shqipëri...
Burimi:
gijotina.com