Tabaku publikon shifrat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

Tabaku publikon shifrat: Rritje vetëm në letër, si po gënjen qeveria për eksportet nga Shqipëria

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj mënyrës se si qeveria po i paraqet të dhënat e fundit të eksporteve, duke deklaruar se rritja prej 10,6% e regjistruar në korrik nuk dëshmon forcimin e ekonomisë prodhuese. Sipas analizës së Tabakut, pjesa kryesore e kësaj rritjeje ka ardhur nga vetëm dy grupe mallrash. Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë kontribuuar me 8,9 pikë përqindjeje, ndërsa mineralet, karburantet dhe energjia me 5,3 pikë. Të marra së bashku, këto kategori kanë dhënë 14,2 pikë përqindjeje, më shumë se rritja përfundimtare prej 10,6%. Në të njëjtën kohë, fasoneria e ka ulur rezultatin me 4,3 pikë përqindjeje, ndërsa kontributi i ushqimeve ka qenë vetëm 0,1 pikë. Reagimi i plotë: Një qeveri në krizë kapet pas disa shifrave për...