“Më tha se po e kërcënonin”/ Në kërkim për vrasjen e Eglant Koçit, çfarë deklaroi në polici Armand Shakaj dy ditë pas kallëzimit të familjarëve të 34-vjeçarit
Prokuroria e ka regjistruar zhdukjen e Eglant Koçit për veprën penale të vrasjes dhe për këtë krim është shpallur në kërkim Armand Shakaj. Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se nga seanca ku u shqyrtua masa e sigurisë, prokurori ka deklaruar se Shakaj është marrë në pyetje nga Policia e Tiranës dy ditë pas kallëzimit të bërë nga familjarët e Eglant Koçit. “E kam njohur Eglant Koçin prej kohësh, pasi nëna e tij ka punuar më herët si sanitare”, mësohet të ketë deklaruar i dyshuari. Duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e tij, ai ka pretenduar se e kishte takuar Koçin më 3 qershor, një ditë para zhdukjes, dhe se nuk kishte dijeni për fatin e tij. “Ai më kishte treguar muajin...
Burimi:
top-channel.tv