“Me PD-në në pushtet…”/ Çfarë premton qeveria e tij? Berisha: Ne zotohemi për përparësi absolute, dhe për qëllimet

“Me PD-në në pushtet…”/ Çfarë premton qeveria e tij? Berisha: Ne zotohemi për përparësi absolute, dhe për qëllimet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, u shpreh se një nga vizionet e Partisë Demokratike është rritja e pensioneve për moshat e treta, duke theksuar se do t’i trefishojë ato. Sakaq, Berisha u ndal tek fermerët, tek të rinjtë dhe ekonomia, duke u shprehur se do të rivendosë ekonominë e lirë të tregut. “Do t’u japim përgjigje vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar dhe ndaj rikthehemi tek ata të cilët marrin kafshatën minimale jetike, me dyfishimin dhe trefishimin e pensioneve. Unë nuk ju them se do të kapim Gjermaninë dhe Francën, por ju them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, sepse ne kemi qenë, ne ishim, ne...