“Më çuan njerëz te shtëpia”/ Koçeku zbulon mesazhet e fshehta, dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive ka folur lidhur me vendimin e saj për tu larguar nga grupi i Partisë Socialiste. Ajo gjatë fjalës së saj ka zbuluar detaje pas vendimmarrjes së saj. E pyetur se me kë u konsultua përpara se të ndërmerrte këtë hap, ajo shprehet se nuk ka biseduar me askënd, as me miq, familjarë apo kolegë. Sipas saj, ajo është konsultuar vetëm me ndërgjegjen dhe parimet e saj. Pasi vendimi u bë publik, ajo tregon se ka marrë shumë telefonata, mesazhe, madje politikanë nga Partia Socialiste kanë dërguar edhe njerëz në shtëpinë e saj për t’u interesuar pranë familjes se çfarë po ndodhte. “Unë jam konsultuar vetëm me ndërgjegjen edhe me parimet në të cilat...
Burimi:
sot.com.al