“Më 8 maj, kundër korrupsionit”/ Gjekmarkaj thirrje për protestë: Motivet për të protestuar janë të shumta, izolimi…

“Më 8 maj, kundër korrupsionit”/ Gjekmarkaj thirrje për protestë: Motivet për të protestuar janë të shumta, izolimi…

Nënkryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar infrastrukturore dhe sociale, ku sipas tij, bllokimi i rrugëve dhe mungesa e investimeve kanë prekur thuajse të gjithë territorin e vendit, nga jugu në veri. Ai thekson se zona veriore është më e goditura, duke e cilësuar trajtimin e saj si të ishte “tokë e huaj” dhe jo pjesë integrale e shtetit shqiptar. Në reagimin e tij, Gjekmarkaj ndalet veçanërisht te aksi rrugor Milot–Balldren, për të cilin shprehet se është kthyer në një problematikë serioze për banorët dhe vizitorët, sidomos në prag të sezonit turistik veror. Sipas tij, kjo rrugë simbolizon vështirësitë e përditshme dhe mungesën e zgjidhjeve konkrete, duke paralajmëruar...