Mbyllet protesta pas më shumë se tre orësh, qytetarët largohen nga bulevardi me thirrje: Nesër më shumë

Mbyllet protesta pas më shumë se tre orësh, qytetarët largohen nga bulevardi me thirrje: Nesër më shumë

Qytetarët u mblodhën përpara Kryeministrisë për ditën e katërt të protestave për Zvërnecin, e cila përfundoi pas më shumë se tre orësh. Një pjesë e madhe e tyre mbajnë në duar flamengo kartoni si banderola, ndërsa emri i propozuar i protestës është: “Revolucioni i Flamingove”. Gjatë protestës ka pasur përplasje mes qytetarëve dhe policisë dhe është çarë kordoni. Gjithashtu përplasja ka agravuar, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën. Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket protestave.  Ai ka publikuar dy foto sa i përket dy projekteve të investitorëve nga Katari, duke shkruar se të njëjtën gjë pritet të bëjnë edhe në Zvërnec. 19:04 Fotolajm/ Përplasja e ashpër mes protestuesve dhe policisë, çahet kordoni metalik, qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë...