‘Mbi 50 mijë procedime në 2025’, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: 76% janë krime
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela po raporton në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025. Sipas të dhënave të paraqitura, gjatë vitit të kaluar prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm trajtuan mbi 66 mijë materiale në shqyrtim, 8.55% më shumë krahasuar me vitin 2024. “U ndoqën gjithsej mbi 50 mijë procedime që përbën një rritje prej 5.35% në krahasim me 24. Mbi 27 mijë prej tyre janë procedime penale të regjistruara, 8.5% krahasim me 2024. Pati dhe mbi 22 mijë procedime të mbartura, dhe 184 janë procedime të rifilluara. Numrin më të madh të procedimeve e ka pasur prokuroria e Tiranes me 36.62% ndjekur nga Durrësi me 9.5%, Korça, Shkodra dhe Fieri me 7% dhe më pak procedime rezultojnë Kukësi dhe Dibra me...
Burimi:
sot.com.al