Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

Mbahet sot protesta e 26-të/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”

Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 26-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Ata kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pritet që të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike. Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë.