Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë që kishte lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vendimi nr. 57, datë 25 maj 2026, është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së Veliajt, i cili kundërshtoi vendimet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe të Gjykatës së Lartë lidhur me masën e sigurisë të caktuar ndaj tij. Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar një kontroll kushtetues të plotë dhe efektiv mbi vendimin për masën e sigurisë. Sipas Kushtetueses, nuk është analizuar...