Marshim kilometrik në Tiranë/ Protestuesit njëzëri: Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve

Marshim kilometrik në Tiranë/ Protestuesit njëzëri: Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve

Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë bërë thirrje për ndryshim. Fillimisht ata u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën para Kryeministrisë ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. Protestuesit kërkuan për të 13-tën ditë rradhazi dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. “Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Shqipëria është e jona” dhe “Shqipëria është e jona, jo e oligarkëve”, këto ishin disa nga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.