Makina përplas motorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi i motomjetit
Në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë, një automjet është përplasur me një motomjet. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, si pasojë e aksidentit, ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po merr në pyetje drejtuesin e automjetit, si dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv