“Mafia shqiptare mund ta shndërrojë Zvërnecin, nga ‘bizhu’ në Ksamil të dytë”/ Berisha: Është e pamëshirë, druhem se…
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, u ndal gjerësisht te sitatuta e krijuar ditët e fundit për Zvërnecin. Berisha tha se mafia shqiptare mund ta shndërrojë Zvërnecin në një Ksamil të dytë. Sipas kreut të PD-së, zhvillimi i zonës në mospërputhje me peizazhin do të ishte një akt i pamëshirë dhe dramë për shqiptarët. “Rastit të Zvërnecit i druhem se mafia shqiptare mund ta shndërrojë në një Ksamil të dytë. Nuk e dini. Është e pamëshirë dhe ajo do të ishte dramë e vërtetë për ne. Nga një “bizhu” e vërtetë botërore, mund të shndërrohet në Ksamil të dytë. Duhet të zhvillohet në përputhje me peizazhin”,-tha ndër të tjera Berisha.
Burimi:
sot.com.al