Lushnjë/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e Veriut, shkak defekti teknik

Lushnjë/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e Veriut, shkak defekti teknik

Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në afërsi të një pikëpushimi për shoferët në Lushnjë, pranë rrugës që të çon në Këmishtaj. Automjeti po transportonte një ngarkesë me zogj të vegjël të fushës, të cilët po importoheshin nga Maqedonia e Veriut. Drejtuesi i furgonit e ka konstatuar zjarrin vetëm pasi ka dalë nga autostrada dhe ka marrë kthesën në drejtim të Këmishtajt. Pas njoftimit të marrë, shërbimet e zjarrfikëses së Lushnjës kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke ndërhyrë për të shuar flakët që kishin përfshirë kabinën e drejtuesit. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, dëmet kanë qenë të mëdha: një pjesë e konsiderueshme e ngarkesës është dëmtuar dhe më shumë se gjysma e zogjve kanë...