Lufta/ SHBA godet bazat e Iranit, Pasdaran: President budalla…raketa mbi Kuvajt e Bahrein
Pas betimit të Donald Trump se “SHBA do të hakmerret”, Komanda Qendrore Ushtarake e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kreu një tjetër seri sulmesh ndaj Iranit mbrëmjen e së hënës. Në një deklaratë thuhet se forcat amerikane “goditën qendra të komandës ushtarake, kapacitete detare, objekte të lëshimit të raketave dhe dronëve, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore iraniane, me qëllim reduktimin e aftësisë së Iranit për të vazhduar sulmet ndaj anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”. Kjo raportohet të jetë nata e 10-të e sulmeve. Këtij synimi të SHBA-ve, Irani i është përgjigjur duke u tallur me një deklaratë të presidentit amerikan. “Mbrëmë, presidenti budalla i Shteteve të Bashkuara tregoi edhe një herë injorancën dhe marrëzinë e tij duke deklaruar se Iranit po i...
Burimi:
ntv.al