“Lufta kundër korrupsionit…”/ Deputeti grek sjell mesazhin e Mitsotakis në Kuvendin Kombëtar të PD: Mbështesim…
Deputeti i Parlamentit grek, Vassilios Giogiakas, përcolli përshëndetjet e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe të partisë New Democracy përmes një mesazhi në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, Giogiakas e cilësoi kongresin si një moment të rëndësishëm politik për PD-në, duke vlerësuar përpjekjet për modernizimin e strukturave, forcimin e komunikimit politik dhe rritjen e angazhimit të qytetarëve në jetën publike. Deputeti grek theksoi se partitë e qendrës së djathtë në Europë ndajnë vlera të përbashkëta si pluralizmi politik, shteti i së drejtës, institucionet e pavarura dhe llogaridhënia, duke i konsideruar ato si themelet e stabilitetit dhe zhvillimit demokratik. “I nderuar zoti kryetar, të nderuar miq të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja dhe zotërinj.Është nder i veçantë që jam sot këtu me ju...
Burimi:
sot.com.al