Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Lubonja: Rama po na rrezikon si flamingot, po na largon nga habitati ynë

Një prej pjesëmarrësve në protestë si çdo ditë ka qenë edhe analisti Fatos Lubonja. Në ditën 48-të të protestës, nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, ai e krahasoi simbolin e flamengove për këtë revoltë si më të goditurin, duke bërë analogji edhe për habitatin që qeveria po u shkatërron njerëzve me betonimin dhe zënien e hapësirave publike. “Ajo që po bëhet atje po i nxjerr flamengot nga habitati shekullor ku kanë jetuar, rrezikojnë të largohemi edhe ne jemi si flamingot, po na largon nga habitati ky, me këtë historinë e betonit dhe legjendës si flamingot po na largon edhe neve. Ndaj mendoj se flamingot janë simboli më i gjetur për këtë protestë”, u shpreh Lubonja. I pyetur për qëllimet dhe shkaqet e lëvizjes popullore, analisti shpjegoi...