“Lobingjet e Ramës, kanë marrë fund”/ Zgjedhjet e 23 majit, Berisha: Janë organizuar dëgjesa, shqiptarët kanë dëgjuar

“Lobingjet e Ramës, kanë marrë fund”/ Zgjedhjet e 23 majit, Berisha: Janë organizuar dëgjesa, shqiptarët kanë dëgjuar

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur sot mbledhjen e grupit të PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama për zgjedhje të blera dhe lobingje të paguara. “Lobingjet e Ramës, të paguara, kanë marrë fund. Komuniteti ndërkombëtar flet për parti shtet në Shqipëri. Partia shtet zgjedhje nuk zhvillon, zhvillon farsë elektorale. Kjo është bërë falë punës së ndershme të OSBE-ODHIR, që atë vëzhgim të zgjedhjeve e paraqitën me vërtetësi të madhe para komunitetit ndërkombëtar. Sot punohet për komisionin e Reformës, mbi bazën e dokumenteve të shkëlqyera të institucioneve ndërkombëtare. Ne jemi të gatshëm që të zbatojmë një për një rekomandimet e tyre. U jemi shumë mirënjohës, me përcaktimet e tyre të drejta, pa të cilat nuk do u jepej përgjigje problemeve madhore të...