LIVE/ 90 minuta protestë mes motolovëve, fishekzjarrëve dhe gurëve drejt efektivëve, policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës, Berisha ‘blindohet’ nga truprojat
Është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë protesta e thirrur sot nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndryshe nga herët e kaluara, në protestën e sotme nuk kishte një skenë të ngritur dhe fjalime, por vetëm një podium të vogël, ku Berisha nuk mbajti fjalë, por u bënë vetëm disa thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Pas kësaj, protestuesit kërkuan të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, por siç ishte njoftuar nga policia, kjo nuk përfshihej në autorizimin e dhënë dhe policia e kundërshtoi këtë veprim me një kordon të efektivëve të policisë dhe hedhjen e ujit dhe gazit lotsjellës. Nga ana tjetër nuk mungoi as këtë herë molotovi, gurët dhe fishekzjarrët, që në ditën e sotme u drejtuan te kordoni i policisë. Sakaq,...
Burimi:
top-channel.tv