Lezhë/ Telat elektrikë kërcënim për jetën në rrugën Rrilë-Tale! OSHEE: Linja u ndërtua privatisht, do e rregullojmë
Kjo linjë elektrike, e cila të ngjan me kohën e mesjetës, ndodhet në anë të rrugës se re Rrilë–Tale në Lezhë. Telat e energjisë nuk janë më lart se 1 metër nga toka në një gjatësi të konsiderueshme dhe mund të preken lehtësisht edhe nga fëmijët. Kjo situatë vijon prej disa vitesh, duke u kthyer në rrezik serioz për jetën e kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Ata thonë se janë ankuar disa herë për problematikën, por asnjë masë nuk është marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë. Në lidhje me këtë çështje, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se kjo linjë pa standarde është ndërtuar nga disa familje për të marrë energji nga një transformator privat që ndodhet aty...
Burimi:
sot.com.al