“Lakimi i zullumit të përbashkët i të dy emrave Rama-Berisha”/ Ndreca: Fundi i sistemit, vjen nga reagimi popullor

“Lakimi i zullumit të përbashkët i të dy emrave Rama-Berisha”/ Ndreca: Fundi i sistemit, vjen nga reagimi popullor

Në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive studiuesi Adrian Ndreca, i cili në një analizë të thellë të situatës aktuale politike në vend, ngriti pikëpyetje serioze mbi rënien e sistemit të vjetër që ka qeverisur për dekada. Duket se fundi i këtij mekanizmi politik nuk po vjen nga ndonjë lëvizje heroike e parashikuar, por nga një reagim popullor që fillimisht u duk i parrezikshëm për establishmentin. “Ironia e fatit është se këtij sistemi po i vjen fundi jo prej ndonjë shpendi heroik si ai që kemi në flamur, po prej një shpendi që s’ka asgjë heroike, gati konsiderohet, nuk është ekzotik po konsiderohet thuajse si një shpend i parrezikshëm. Risia e kësaj proteste mendoj se është lakimi i zullumit të përbashkët i të dy emrave Rama-Berisha,...