‘Laborator’ droge fshehur pas një koteci, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Maliq, si u zbuluan nga autoritetet

‘Laborator’ droge fshehur pas një koteci, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Maliq, si u zbuluan nga autoritetet

Hetimet proaktive të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës sē Parë të Juridiksionit të Përgjithshëk Korçë, çuan në arrestimin e shtetasit K.L., i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa është shpallur në kërkim një person tjetër i dyshuar për disa vepra penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në kuadër të hetimeve të zhvilluara me përdorimin e metodave proaktive hetimore, drejtoi dhe koordinoi veprimet procedurale që çuan në goditjen e një rasti të kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në fshatin Vreshtas, Bashkia Maliq. Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrolleve të ushtruara u zbulua një ambient i fshehtë i ndërtuar nën një...