Kuvendi: AMF të rrisë transparencën, të publikojë vendimet për masat ndaj subjekteve
Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të forcojë transparencën dhe llogaridhënien publike në vendimet e Bordit. Në vijim të raportimit të këtij institucioni, Komisioni i Kuvendit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka rekomanduar që ky institucion të publikojë aktet rregullatore të miratuara dhe ndryshimet përkatëse, si dhe vendimet për marrjen e masave administrative dhe korrigjuese, me evidentimin e votimit individual të anëtarëve të Bordit dhe të rasteve të përjashtimit nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit. Sipas rekomandimeve, publikimi duhet të kryhet në përputhje me parimin e proporcionalitetit, duke garantuar mbrojtjen vetëm të atyre elementeve që përbëjnë informacion konfidencial sipas nenit 24 të ligjit nr. 9572/2006, nëpërmjet anonimizimit ose redaktimit të pjesshëm, pa cenuar publikimin e vetë aktit,...
Burimi:
sot.com.al