Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që në orët e para të ditës deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, me intensitet të ulët dhe karakter lokal. Nga orët e mesditës deri në mbrëmje, reshjet do të përfshijnë kryesisht zonat qendrore dhe jugore, herë pas here në formën e shtrëngatave lokale.Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv