“Kush je ti more plehrë që iu thua shqiptarëve “F*ck You”?”/ Aktivisti, revoltë ndaj Ramës:Mbylle gojën, jep dorëheqjen
Aktivisti Florjan Haçkaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, pas sharjeve të tij ndaj protestuesve.Haçkaj e akuzon qeverinë për dështime në sistemin shëndetësor, keqmenaxhim të fondeve publike dhe mungesë përgjegjësie ndaj problemeve me të cilat përballen qytetarët shqiptarë. Në reagimin e tij, Hackaj kujton humbjen e babait të ndjerë, i cili sipas tij ndërroi jetë nga kanceri i mëlçisë në Vjenë pasi në vendin tonë e kuronin për një tjetër diagnozë, duke e lidhur këtë histori personale me vështirësitë që shumë shqiptarë hasin për të marrë trajtim mjekësor cilësor. Ai pretendon se mijëra qytetarë detyrohen të kërkojnë kurim jashtë vendit, ndërsa kritikon gjendjen e shëndetësisë, infrastrukturës dhe kostot e larta që përballojnë familjet për trajtime mjekësore. Haçkaj shpreh...
Burimi:
sot.com.al